Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat. Policia: Po evakuohen banorët

49
Sigal

Zjarri masiv i rënë tregun e rrobave të përdorua në lagjen Qafë Hardhi në Shkodër, vijon të jetë aktiv. Forca të shumta zjarrfikësje ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë të vënë në kontroll flakët.

Raportohet se banesat përreth rrezikohen nga zjarri i përhapur me shpejtësi edhe nga era, ndërsa po evakuohen banorët pranë.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Dëmet materiale raportohen të shumta. Ende nuk dihet shkaku i nisjes së flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.