Zjarret në Priskë, mungojnë rrugët për zjarrfikëset

36

Prej ditës së shtunë, një vatër zjarri po shkrumbon bimësinë në zonën e malit të Dajtit, pranë fshatit Priskë. Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikësve po punojnë me mjete rrethanore.

Rrëzë kodrës që po digjet, Sofije Hysaj po orienton grupet e zjarrfikësve që po punojnë pranë vatrave të zjarrit. Mosmirëmbajtja e rrugëve të emergjencës në terrenet malore nga pushtetet vendore, vështirëson edhe më tepër ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Me ndërhyrje nga ajri, zjarri mund të ishte fikur por drejtori i Shërbimit Zjarrfikës pohon sesi merret vendimi, kur nevoja për ndërhyrje është në shumë vatra. Që prej muajit korrik vetëm në Tiranë janë regjistruar 150 vatra zjarri, shumica e të cilave të vendosura qëllimisht nga banorët e zonave për hapjen e kullotave të reja.