Zjarr në një kabinë elektrike, humb jetën një person në Tiranë

620
Një zjarr i rënë në një kabinë elektrike i ka marrë jetën një personi këtë të hënë në Tiranë. Burime paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një kabinë në rrugën “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat pasi bënë të mundur shuarjen e zjarrit gjetën edhe trupin e pajetë. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Në një njoftim për mediat, policia sqaroi se “rreth orës 21:55, pranë pallatit “Zaimaj” brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar. Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“
Sigal