Zjarr në një godinë banimi në plazhin e Durrësit, asfiksohet një person

98
Sigal

Një godinë banimi është përfshirë nga flakët në zonën e plazhit të Durrësit pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës, ndërsa janë evakuuar banorët e saj.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një prej banorëve është dërguar në spital për shkak të asfiksisë.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.