Zjarr i përmasave të mëdha në Elbasan, ushtria dhe emergjenca civile në terren

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në malet e Zavalinës në Elbasan.

Zjarri raportohet se është i përmasave të mëdha, teksa vendosja e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Sigal

Përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.