Zjarr në Dimal, banorët në luftë me flakët

285
Sigal

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Slanic në Bashkinë e Urës Vajgurore tashmë me emrin Dimal ka rënë mesditën e sotme.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërkohë që banorët kanë ndërhyrë për ta shuar deri në ardhjen e zjarrfikëses, ndërhyrja e së cilës është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Banorët po përpiqen të shuajnë flakët, për të mos përfshirë të mbjellat dhe dëmtuar prodhimet, ndërkohë që zjarri vijon i ndihmuar nga era.