Zhdukja e motrave, celularët sinjale në Jug

434
Policia, kërkime në bregdet. Letra në ballkon “Shtëpinë ta dogjëm, vajzat t’i morëm”  motrat e zhdukura. Arratisja më 15 korrik ato u larguan dhe morën 400 mijë lekë të reja, 800 euro, pasaportat dhe disa karta identiteti
Babai – “Nuk e di ku kanë shkuar, dyshoj se janë mashtruar në rrjetet sociale” – ka thënë babai i dy vajzave.
Fejesa – Sipas babait, Orialda, 18 vjeçe, ishte e fejuar me një djalë dhe para dy vitesh prishi fejesën e nuk shkoi në shkollë. Policia e Durrësit vijon kërkimet për gjetjen e dy motrave adoleshente që pasi helmuan prindërit u larguan nga shtëpia, teksa nga të dhënat paraprake mendohet se ato ndodhen në zona bregdetare, në Jug të vendit. Sipas babait të vajzave, Hiqmet Kajtazit, ai kishte gjetur një letër në ballkon, ku shkruhej se “Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm dhe vajzat nuk ke për t’i parë më”.
Kërkimet
Historia që nisi më 15 korrik duket se do të vijojë deri në gjetjen e vajzave, Orialdës 18-vjeçare dhe motrës së saj 14 vjeçe me inicialet K.K. Familja akuzon policinë për neglizhencë, kurse blutë shprehen se kërkimet po vijojnë intensivisht deri në gjetjen e tyre. Një informacion i detajuar, bashkë me fotot e vajzave, u është përcjellë komisariateve dhe postave policore në Sarandë, Himarë, Vlorë, etj. Nga një verifikim në sistemin TIMS, policia ka konstatuar se vajzat nuk e kanë kaluar kufirin. Nëse ndodhen jashtë vendit, largimi i tyre mund të jetë mundësuar nga rrugë ilegale. Megjithatë, nga të dhënat që disponon policia e Durrësit, ka indicie që flasin për vendndodhjen e tyre në zonat bregdetare. Kjo u mundësua nga verifikimi i valëve telefonike, pasi orët e fundit kanë mbërritur sinjale, ku celularët e vajzave janë lokalizuar në zonat jugore.
Letra
Babi i vajzave, 49-vjeçari Hiqmet Kajtazi thotë se ka gjetur një letër të dyshimtë në ballkon. Sipas Kajtazit, letra është gjetur pasi familja është kthyer nga spitali mëngjesin e 16 korrikut, për shkak të ilaçit të gjumit që vajzat u kishin hedhur në ushqim. Në letër, sipas Kajtazit shkruhej “Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm dhe vajzat nuk ke për t’i parë më!”. Ai deklaron se letra nuk u mor shumë seriozisht për shkak se në fund të saj kishte simbole të qeshurash. Më 15 korrik të këtij viti, rreth orës 14.30, në lagjen nr. 15 të Durrësit janë helmuar nga ushqimi tre pjesëtarë të familjes Kajtazi, përkatësisht kryefamiljari Hiqmeti 49 vjeç, gruaja e tij, Anila 39 vjeçe dhe Alketa, vajza e madhe 20 vjeçe. Dy orë më vonë, në 2.30 të datës 16 korrik është njoftuar djegia e shtëpisë.
Sigal