Zetori humb kontrollin dhe bie në kanal, humbin jetën tragjikisht dy persona

13
Sigal

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në Fushë Kuqe. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:05.

Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, zetori, me drejtues shtetasin me inicialet I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal dhe për pasojë kanë humbur jetën.

“Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.