Policia zbuloi në Tiranë një bazë të prodhimit të eksplozivëve artizanalë pas së cilës fshiheshin 2 vëllezër nga Shkodra, njëri prej të cilëve përfundoi në pranga e tjetri është shpallur në kërkim. Sipas burimeve hetuesit kanë dyshime të forta se këto eksplozivë u shiteshin grupeve kriminale që operojnë në metropolin e veriut, teksa po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjera.
Jaser dhe Jesar Shabaj janë 2 vëllëezit të cilëve policia u zbuloi në bazë të prodhimit të eksplozivëve artizanale, teksa njëri është vënë në praga e tjeteri është shpallur në kërkm.
Sipas burimeve Jaser Shabaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ishte i mirë informuar për teknologjin e prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale. I riu kishte njohuri të avancuara në IT, me të cilat kishte nisur prodhimin e eksplozivëve të telekomanduar.
Në Tiranë, 2 vëllezërit përdornin disa shtëpi, pjesën më të madhe të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në punishte të prodhimit të eksplozivëve dhe brenda tyre janë gjetur prova të shumta.
I arrestuari Jesar Shabaj ka mohuar të ketë lidhje me eksplozivët, por policia thotë se ka prova që i implikojnë 2 vëllezërit në ngjarje.
Dyshimet e hetuesve janë se vëllezërit i prodhonin për t’i shitur tek një grup kriminal që operon në Shkodër dhe kanë qenë të afërt me ta.





















