Zbardhen rreth 30 grabitje në Belgjikë, kreu i organizatës krìminale një shqiptar

122
Sigal

Drejtuesi i një organizate krìminale në Belgjikë e dyshuar për rreth 30 grabitje pritet të dënohet me 10 vite burg.

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili duhet të përgjigjet para drejtësisë për rreth 25 grabitje, 12 tentativa vjedhjesh si edhe falsifikim pasaportash.

Thuhet se këto grabitje kanë sjellë rreth 300,000 euro përfitime për autorët. Ndërsa për 4 anëtarët e tjerë u kërkuan 5 vite burg dhe 3 vite anëtarin që ruante pjesëtarët e grupit dhe i lajmëronte ato në rast rreziku gjatë vjedhjeve.

Organizata kriminale nga Shqipëria ishte e vendosur në Schaerbeek.