Vritet 26-vjeçari në malin e Gramozit

502
​Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se pas një konflikti të çastit mes dy barinjve shtetasi A.I. 54-vjeç, banues në fshatin Kreshovë të Ersekës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mario Laho, 26 vjeç, banues në fshatin Starje, i cili ka mbetur i plagosur. Bëhet e ditur se 26-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Autori, pas këtij veprimi, ka mundur të largohet. Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Për këtë ngjarje mësohet se është vënë në dijeni edhe policia greke.
Sigal