Vrau të dashurin e prostitutës, ekstradohet shqiptari

467
Zyra Qëndrore e Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina/Greqi drejt vendit tonë shtetasin shqiptar Fiqiret Xhenja, 51 vjeç, lindur në Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin e datës 28.12.2007, e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në datë 12.11.2001, në Belgjikë, shtetasi Fiqiret Xhenja ka vrarë me armë zjarri shtetasin A.B, alias A.K. Të dy personat janë konfliktuar për një prostitutë e cila jetonte me viktimën.
Sigal