Vrau marokenin pasi i ofendoi të dashurën, arrestohet pas 48 orësh shqiptari

115
Sigal

Shtetasi shqiptar, autor i dyshuar i vrasjes së 45-vjeçarit maroken Abderrahimi Elkharmoudi, me dy të shtëna me armë zjarri natën e së dielës në Cornaredo, është paraqitur në komisariatin e Korsikos.

Sipas mediave vendase, shqiptari po merret në pyetje në këto momente nga prokurori kujdestar Pasquale Ora, drejtues i hetimeve të ushtarakëve të kompanisë Corsico.

I dyshuari, e kishte bërë veten të pagjurmueshëm duke ikur me siguri jashtë vendit ku mendohet se mund të kishte ardhur në Shqipëri. Megjithatë, ditët e fundit policët kanë arritur të kontaktojnë me të, por edhe përmes partneres së tij dhe e kanë bindur që të dorëzohet. Gruaja është e njëjta grua me të cilën, atë mbrëmje, viktima ishte grindur brenda dhe më pas jashtë kafenesë Agorà, në Piazza della Libertà qendrore.

Pikërisht pas këtij sherri ka ndërhyrë i dashuri i saj shqiptar i cili pasi ka debatuar me viktimën, duke i thënë se femrat nuk trajtohen kështu, është larguar një moment dhe më pas është rikthyer me armë duke e qëlluar 45-vjeçarin. Ky i fundit ka arritur që të shkojë deri te makina e tij ku dhe ka ndërruar jetë.