Vrau fqinjin, autori u arrestua në banesë! Shefi i komisariatit: Shkak i sherrit një kanalizim i ujërave të zeza, armën e kishte pa leje

24
Sigal

Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që degradoi deri në vrasje ka qenë për shkak të një kanalizimi të ujërave të zeza.

“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza.”