Vrasja në Manëz/ Ish kryeplakun dyshohet se e vranë djemtë dhe gruaja

334
Blutë e Durrësit kanë zbardhur vrasjen e ish-kryeplakut të fshatit Manëz në Durrës, Mirosh Djaloshi. Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të këtij viti. Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, dyshohet se është vrarë nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Nga ana e uniformave blu janë ndaluar autorët e dyshuar Arban Djaloshi, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, F. Djaloshi, 16 vjeç, vëllai i Arban Djaloshit dhe Bardhe Djaloshi, 46 vjeçe. Policia thotë se motivi i vrasjes ka qenë për konflikte familjare, por nuk jep informacione të tjera për shkak të sekretit hetimor. 54-vjeçari Mirosh Djaloshi u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, i goditur me sende të forta në kokë.
Sigal