Vrasja e biznesmenit, pistat e hetimit të policisë, detaje të reja

596
Ndërkohë që vrasja e bujshme e një biznesmeni ka tronditur Tiranën një natë më parë janë bërë publike edhe detaje te reja.
Memli Begalla, 64 vjeç, nga Progonati i Tepelenës u ekzekutua me plumb në kokë pasi ka zbritur nga kati i pestë i pallatit. Dhe në afersi të makinës së tij siç duket e prisnin edhe atentatorët. Këta të fundit i janë afruar viktimës, teksa kanë qenë duke marrë makinën, dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë, me silenciator, duke larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Burime të ndryshme mediatike dhe policore bëjnë të ditur se autorët kanë ikur me një makinë të zezë tip ‘BMË’. Ndërkohë është bërë publike dhe një padi e ngritur daj këtij biznesmnei për borxhe. Pikërisht kjo është dhe njëra pistë ku po hetojnë policia dhe prokuroria. Gjithashtu, një tjetër pistë hetimi është ajo e trafikut të drogës poer edhe mundësia e ndonjë sherri të familjarve të tij.
Sigal