Vlorë, asgjësohen 3978 rrënjë kanabis

421
Policia e Vlorës ka vijuar me operacionet antikanabis, ku ditën e sotme ka zbuluar dhe asgjësuar 3978 rrënjë kanabis sativa, të cilat ishin të mbjella në 7 parcela. Mësohet se bima narkotike u zbulua në vendin e quajtur “Boder” në fshatin Brashaj. Bima ishte e mbjellë nëpër shkurret e pyjeve të këtij fshati, të ndara në 7 pjesë sipërfaqe toke pa pronarë. Lartësia e rrënjëve të kanabisit varionin nga 30 cm deri në150 cm dhe u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të kanabisit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal