Në pranga 25-vjeçari, aksidentoi dy persona në aksin rrugor Borsh-Vlorë

422
Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e hënë një 25-vjeçar, pasi ka aksidentuar me makinën e tij dy të rinj në aksin Borsh-Vlorë. Në pranga ka rënë shtetasi Isuf Abazaj, banues në fshatin Gjormë-Vlorë. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip “Golf” është përplasur me një motoçikletë tip “Aprila”. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet E. R., 30 vjeç dhe 22-vjeçarja J. S., të dy me banim në Tiranë. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se të dy të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të Isuf Abazajt i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Sigal