“Vjeshtë në Lurë”, në pranga 4 persona, sekuestrohen 11 kg marijuanë

381
Policia e Dibrës ka sekuestruar 11 kg marijuanë si dhe 30 gramë fara Canabis Sativa, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona.
Droga u kap në kuadër të operacioni të koduar “Vjeshtë në Lurë” dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë: Arjan Vladi , 36 vjeç, Ramazan Leka, 25 vjeç , Drilon Kaca, 24 vjec,Mehmet Kaca, 21 vjec.
Sipas policisë në banesen e shtetasit Artur Vladi në fshatin Pregj-Lurë, ishte depozituar nje sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa..
Mbi bazën e këtij informacioni është hartuar plani – operacionit, ku më datën 20.10.2015 në oarët e para të mëngjezit forcat policore te Komisariatit Policise Diber kanë ushtruar kontroll në kushtet e flagrancës në banesen e shtetasit Arjan Dervish Vladi .
Gjate kontrollit te ushtruar në këtë banesë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale e dy thaseve dhe dy qeskave të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa në sasinë 11 kg si dhe një armë zjarri pushke 20 model 56 të cilen e posedonte pa leje.
Ne banesen e shtetasit Arjan Vladi u gjeten dhe u arrestuan dhe shtetasit: Drilon Ramazan Kaca, lindur e banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zalldardhë,bashkia Dibër, Ramazan Sabri Leka, lindur e banues në fshatin Zalldardhë, njesia administrative Zalldardhë, bashkia Dibër, dhe Mehmet Ramazan Kaca , lindur e banues në fshatin Tartaj, njesia administrative Zalldardhë, bashkia Dibër, si të dyshuarit kryesorë që kishin dërguar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Arjan Vladi.
Gjithashtu po gjatë operacionit si rezultat I kontrollit në banesën e shtetasit Ramazan Leka, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një automatik model 56 me një kreher me 30 cope fisheke model 56.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ndaj shtetasve Ramazan Leka dhe Arjan Vladi u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale të “Tregtimit të lëndeve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283 e 278/3 te K.Penal.
Per shtetasit Drilon Ramazan Kaca dhe Mehmet Ramazan Kaca u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Tregtimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkpunim”, parashikuar nga neni 283/2 I K.Penal.
Sigal