Vijon operacioni për kapjen e Xhihadistëve në Shkup, në kërkim 26 persona

421
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni është vënë në kërkim edhe të 26 shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme, gjegjësisht dyshimet për pjesëmarrje në radhët e ISIS në Siri dhe Irak.
Janë 26 shtetas që dyshohen si pjesë e operacionit tashmë të realizuar “Celula”, dhe që janë në arrati.
Në kuadër të këtij operacioni para disa kohësh në Maqedoni janë arrestuar 10 persona, të cilët dyshohen dhe ngarkohen me veprën për pjesëmarrje dhe rekrutim të të rinjve për rrjetin terrorist ISIS dhe aktivitete tjera.
Në mesin e të arrestuarëve është edhe Rexhep Memishi, imam në xhaminë Tutunsuz në Shkup, e cila funksiononte jashtë sistemit të Bashkësisë Islame në Maqedoni./INA
Sigal