VIDEO+FOTO/ Plumbat në Bularat, policia: Kostandinos Kaçifa ka një javë që ka ardhur nga Greqia, hapi zjarr ndaj policëve

494
Sigal

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Bularat (Dropull) ku një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas ndaj makinës së policisë.

Policia thotë se Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Fatmirësisht nuk ka mbetua asnjë polic i lënduar por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Ky shtetas sipas policisë jeton në Greqi dhe ka 1 javë që ka ardhur në Bularat, ndërkohë forcat ‘Shqiponja” janë vënë në ndjekje të tij. Në patrullim është ngritur dhe një helikopter me forcat RENEA.

Njoftimi i plotë:

Bularat, Gjirokastër.

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe sherbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër po shkojnë forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

Vijon ndjekja