Aksident me pasojë vde’kje në Gjirokastër, 62-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga (EMRI)

94
Sigal

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.