VIDEO/ Tritol, granata, armë e objekte antike, si e kapi mat policia biznesmenin nga Pogradeci (Emri)

662
Policia e Pogradecit ka arrestuar ne flagrancë një biznesmen, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike. Ai është Thanor Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale:
– Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.
Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, A.P, 72 vjeç, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.
• A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sigal