VIDEO/ Shpërthen në flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës

474
Sigal

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit, ndërsa nga pamjet e siguruara shihet automjeti në flakë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes si dhe shkaqet e djegies së mjetit që dyshohet se ka qenë në ecje.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë pothuajse e kotë, pasi makina ka shpërthyer në flakë brenda një kohe shumë të shkurtër. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/B