VIDEO/ Me fenerlina policie, dylbi e armë, si u kapën vëllezërit hajdutë në Durrësi

615
Armë të llojeve të ndryshme, fenerlina policie, doreza, dylbi, targa e fishekë të ndryshëm. Të gjitha këto sende iu janë gjetur dy vëllezërve të rrezikshëm në Durrës Hamid Bala 28 vjeç dhe E. B. 16 vjeç, autorë të disa grabitjeve, të arrestuar sot falë operacionit të koduar “Rakordimi” nga policia e Durrësit.
Me pranga në duar, siç duket edhe në videon e shpërndarë nga policia ata janë transportuar drejt komisariatit, ndërsa dy efektivë i nxirrnin me shpejtësi nga makina.
Hamid Bala i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja”, “Armëbajtje pa leje”dhe “Vjedhje të energjisë elektrike” dhevëllai i tij i mitur E. B. 16 vjeç, edhe ai i dënuar rezultojnë të jenë
autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.
Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;
• 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;
• 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;
• 1 pushkë sportive;
• 1 dorezë arme gjahu shutgan;
• 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;
• 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;
• 6 palë targa;
• sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.
• 1 palë dylbi;
• 3 telefona Smartphone;
• 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;
• 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”.
Sigal