Video/ Makina me shpejtësi skëterre përplas 30-vjeçarin në Pogradec

Kanë dalë pamjet e një aksidenti të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec.

Policia njofton se shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit.

NOA

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi pasi ka përplasur 30-vjeçarin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.