Aksident me vdekje në Cërrik, 50 vjeçarin e godet autokombajna

662
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në Cërrik, aty ku një shtetas i moshës 50 vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur fshatin Shalës. Shtetasi me inicialet O.M, është përplasur me një autokombajnë teksa udhëtonte me motoçikletën e tij. Si pasojë e plagëve, 50 vjeçari ka vdekur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Në fshatin Shalës, Bashkia Cërrik , shtetasi O.M., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Shalës Cërrik, duke drejtuar motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me mjetin bujqësor “Autokombanjë”, me drejtues shtetasin Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës. Si pasojë e aksidentit shtetasi O.M., nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Drejtuesi i mjetit bujqësor shtetasi Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.