VIDEO/ FNSH dhe policia rrugore blindojnë Elbasanin. Shoferët nxirën jashtë, në sitë makinat luksoze

595
Policia rrugore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë qenë të stacionuara në Elbasan mbrëmjen e kaluar ku kanë kryer kontrolle të imta në mjete të shumta dhe persona të dyshimtë.

Kryesisht janë kontrolluar automjete luksoze, ku në shumë raste drejtuesit janë nxjerrë madje jashtë makinave për të bërë një skaner të plotë.
Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, efektivët e FNSH-së shfaqen teksa lëvizin madje edhe tapicerinë për të kontrolluar për sende të paligjshme. Qëllimi i kontrolleve nga FNSH-ja ka qenë kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Sipas të dhënave zyrtare, 5 shtetas janë shoqëruar në Komisariat pa dokumente identifikimi.
Po kështu nga Policia Rrugore janë kryer kontrolle me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Nga kontrollet kanë rezultuar me 0.35 mg/l deri në 0.47 mg/l dhe si rezultat 8 drejtuesve mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për të kaluar në OASH.
Po kështu janë vendosur 12 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 8 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 6 mjete kaluan në pikë bllokimi për mos shlyerje të masave administrative të marra më përpara.
Sigal