VIDEO/ Arrestohet hajduti i makinave ‘Benz’ në Vlorë

482
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjecar në Vlorë, pasi akuzohet për grabitjen e  disa makinave kryesisht tip ‘Benz’. Policia bën me dije se në pranga ka rënë  K,K., 33 vjeç, banues në Vlorë dhe i dënuar më parë për grabitje.


Policia ka dokumentuar 4 vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autor i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:

• Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.

• Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.

• Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.

• Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.

Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.