29 Nëntorët e mi! Lule more Trima që ratë për Atdhe!

842
Veterane invalide e Luftës, Mesaret Imeri

Shqipëria në të gjithë 29 Nëntorët bashkë me të edhe unë zgjohet duke dëgjuar Këngën e Popullit më të fuqishme: “Lule more Trima që ratë për Atdhe!” Forca e kësaj thirrjeje emocionuese tund gjithë Shqipërinë, me male, me fusha e me kodrat e bukura të Naimit dhe pastaj duke u bashkuar me këngën labe, me vallet e bukura të Veriut e me kërcimet e ansambleve të Zekthit; duke e kthyer këtë ditë të shenjtë nëntori si një dasëm të madhe mbarë shqiptare. Në krye të valles që zgjat sa e gjithë Shqipëria janë nënat e dëshmorëve që pasojnë këngën “Lule more Trima që ratë për Atdhe!” dhe në heshtje bëlbëzojnë: “Bir o djali i vetëm seç më zbardhe jetën!” Të gjithë përulen para nënave dhe me mirënjohje të thellë shprehin respekt të veçantë për ata djem e vajza, mijëra e mijëra që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut më 29 nëntor 1944 dhe i dhanë nder e dinjitet para botës përparimtare, e lidhën me Aleancën Antifashiste më të madhe, u përleshën me dy fuqi më të mëdha fashiste të kohës. Ishte Lufta ngadhimtare  Nacional-Çlirimtare, që doli fituese  duke i shporrur okupatorët e duke e ndjekur këmba-këmbës në luftëra të pabarabarta agresorët më të fuqishëm nazifashitë të kohës. Më vjen keq që disa të shurdhër nuk dëgjojnë si gëzon e si buçet e gjithë Shqipëria në këtë ditë të shenjtë, nga vallet e nga këngët, me episode të luftrave partizane që s’ka poet t‘i qëndisë vargjet me aq forcë e me aq vërtetësi, përveç atyre që u këndohet kënga “Lule more Trima që ratë për Atdhe!” Atëherë ju shurdhër që nuk dëgjoni të paktën shikoni, që aleatët tanë në përvjetorët e tyre për çlirim, në paradat madhështore, kanë të ftuar grupin tonë si më të privilegjuarit nga të tjerët. Statistikat e Luftës na klasifikojnë si shtetin e dytë në humbjen e viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë urojnë dhe marrin pjesë në konferencat jubilare të 29 Nëntorit duke e vlerësuar Luftën tonë Antifashiste Çlirimtare si më nga madhështoret; një prej tyre Ambasadori i Rusisë në Shqipëri z. Aleksandr Karpushin, nga shtetet më të mëdha e më të fuqishëm që mundën hordhitë nazifashiste hitleriane, në Konferencën e 70-vjetorit të çlirimit tha: “Ju faleminderit për ndihmën tuaj të madhe që na keni dhënë në Luftën e Dytë Botërore, se dihet se pas nesh, jeni ju në humbjen e viktimave të rënë në luftrat e përgjakshme. Ne falenderuam ambasadorin rus që foli me detaje për orë të tëra si njohës i mirë i asaj Lufte heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare tonën. Lavdi dëshmorëve tanë që për shekuj me radhë do t’ju këndohet kënga “Lule more Trima që ratë për Atdhe!”