Vdes në burgun e Fierit 47-vjeçari që u akuzua për përdhunimin e mbesës

454
Sigal

Gazeta Telegraf/Shtetasi Thoma Çala ndodhej në qelitë e burgut të sigurisë së
larë, ndërsa ishte akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e
tij.
Zemra e 47-vjeçarit Thoma Çala nuk ka mundur të përballojë më
tepër akuzat e mbesës së tij për abuzim seksual, të cilat nuk i pranoi kurrë.
Rreth një vit pas denoncimit të mbesës së tij, Thoma Çala ka humbur jetën në
paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual
me të mitur. Sipas mjekëve shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e
aortës.