U shoqëruan pasi protestuan për qumështin/ Fermerët: Në komisariat na pyetën në formë presioni

4 prej protestuesve të cilët ishin arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia e Fierit, janë lënë të lirë rreth 3 orë më vonë.

Fermerët kishin dalë në protestë ditën e sotme kundër monopolizimit të tregut të qumështit.

Sigal

Në një prenoncim për media, njëri prej fermerëve pohon se në komisariat, policia i ka marrë në pyetje në formë presioni, ku janë pyetur nëse protesta është drejtuar nga ndonjë organizator.

Fermeri ka deklaruar përpara policisë se protesta nuk ka qenë e organizuar nga askush dhe se i ishte bashkuar protestës pasi ishte informuar nëpërmjet lajmeve. Ai tha se e vetmja arsye e protestës ishte ulja e çmimit të qumështit, i cili nga 160 lekë që shitej më parë, tani shitet me 120 lekë.