U rrëzua nga koshi i vinçit teksa po priste degët e pemëve, ndërron jetë punonjësi 35-vjeçar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një punonjës 35-vjeçjar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga koshi i vinçit teksa punonte për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Sigal

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.