Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Greqi.
23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur ne rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabès në Rethymnon.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit de mikut te tij 18-vieçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetoje për shkak te plagëve të marra.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor, por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.






















