U përleshën me policinë, pranga katër protestuesve në Fier (EMRAT)

560
Katër persona që morën pjesë dje në protestë në Verri kanë rënë në pranga, ndërsa akuzohen se kundërshtuan punonjësit e policisë. Burime zyrtare nga policia e Fierit kapën shtetasit; Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç, Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal.
Sigal