U ndje keq dhe u dërgua në spital/ Vdes një i dënuar në burgun e Vlorës

Një i dënuar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në burgun e Vlorës. Viktima është shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet zyrtare raportojnë se i dënuari është ndjerë keq në burg dhe rreth orës 09:20 është dërguar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka humbur jetën.

NOA

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Viktima  vuante dënimin në burgun e Vlorës për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.