U ndalua nga policia në vazhdim të “Vol-Vo 4”, gjykata merr vendimin për Hekuran Hoxhën

451
Sigal

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Hekuran Hoxhën, i cili u arrestua ditë më parë në vijim të operacionit “Vol-Vo 4”.

Sot gjykata ka dhënë vendimin arrest me burg për Hoxhën, ndërsa avokati i tij Armand Tragaj, u shpreh se ndaj klientit të tij nuk ka prova.

Më tej Tragaj u shpreh se klienti i tij i ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritur ndaj tij. Sipas avokatit, masa iu komunikua kur ishte në QSUT, ku po mjekohet për shkak të problemeve me shëndetin dhe ndodhet në repoartin e kardiologjisë. I njohur si “truri” i bandës së Shijakut mësohet se vuan nga një problem me zemrën. Ai shtoi se gjykata është treguar e ashpër me Hekuran Hoxhën.

Kujtojmë se Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit, të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së.