Shtetasja ruse kishte ardhur në Shqipëri dy javë më parë, ndërsa kishte marrë me qira përmes BNB një banesë në plazhin e Durrësit, nga një shtetase çeke.
Viktima ka lënë një letër për familjarët e saj, ku i kërkonte falje, ndërsa referuar burimeve policore, mësohet se ajo ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike. Pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçaren ruse, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj, të ndërmerrte aktin final, atë të vetëvrasjes.
Pritet që trupi i pajetë i 26-vjeçares, t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën e vdekjes.
Trupi u gjet nga pronarja e banesës shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.