‘Tullumbacja’ jo vetëm në lokalet e natës! Adoleshentes i merren këmbët pas konsumit të gazit bashkë me të vajzat e tjera (VIDEO)

36
Sigal

Përveç se në lokalet e natës, “tullumbucja” e famshme si duket gjen përdorim dhe në ambiente të tjera.

Këtë e tregon një video virale, ku shihen një  grup vajzash adoleshente duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

Video e publikuar nga JOQ, tregon se si një nga të miturat nuk mund të qëndrojë në këmbë pas konsumimit të gazit.

Kjo ‘metodë’ e cila përdoret për t’u argëtuar nga të rinj të shumtë, është cilësuar se sjell pasoja të rënda në shëndet.

Për këtë arsye tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të  vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë. Adoleshentet janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ende nuk dihet vendi ku ndodhen dhe koha kur është kapur ky moment.