Tropojë asgjësohen 190 rrënjë hashashi

532
Policia e Tropojës ka asgjësuar sot rreth 190 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 5 parcela. Në kuadër të operacionit të koduar “Salce”, droga u zbulua në një zonë të pyllëzuar mbi fshatin Salce, komuna Lekbibaj. Burime nga policia lokale pohuan se bimët varionin deri në 150 cm lartësi. Sakaq, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal