Tre muaj pa paguar dritat, abonenti qëllon me armë ndaj punonjësve të OSHEE. Ja ku ka ndodhur

583
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të qytetit të Belshit/Elbasan, ku një debitor i energjisë elektrike ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të kontrollit i cili po kryente detyrën.

Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muça, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muça ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.
Sigal