Tre minatorët në Spitalin e Traumës, flasin mjekët: Ja gjendja e të plagosurve

604
Pesë minatorë u aksidentuan gjatë punës në minierën e Shëngjunit në Klos mëngjesin e sotëm, e tre prej tyre u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Një prej minatorëve ka dëmtime në kokë, një tjetër dëmtime të syve dhe i treti ka plagë në bark.
“Tre minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut. Një nga minatorët ka dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut. Një minator tjetër ka dëmtime të syve, dhe minatori i tretë ka plagë në bark por janë jashtë rrezikut. Gjendja e 3 minatorëve është nën kontroll”, bënë me dije mjekët e spitalit të Traumës. Edhe dy minatorët që ndodhen në spitalin e Burrelit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pesë minatorët sipas Albchrome mbetën të plagosur pas një avarie në minierë. Ndërsa sipas policisë, rreth orës 01:00, në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dy prej grupit të punëtorëve të ndërtimit të minierës, kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer.
Të dëmtuarit janë:
Q.L., 49 vjeç
SH.L., 32 vjeç,
R.S., 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)
K.M, 31 vjeç,
B.H, 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMI-t, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal