Tragjike në Shkodër: Humb jetën edhe 14-vjeçari, u aksidentua me shokun e tij teksa udhëtonin me motor

9
Sigal

Ka ndërruar jetë edhe 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur të hënën në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin  Stom Golem, ku i mituri, së bashku me shokun e tij 16 vjeçar, teksa udhëtonin me motor, humbën kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një mur.

Për pasojë, ndërroi jetë në vend 16-vjeçari, ndërsa 14-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spital.

Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.