Trafikoi 19 kg marjuanë, policia greke arreston 32 vjeçarin

433
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë nga policia greke, teksa ka tentuar që të trafikojë 19 kilogram lëndë narkotike të dyshuar marijuanë. Mediat greke raportojnë se shqiptari, i cili po udhëtonte bashkë me bashkëpunëtorin e tij me një motor, arriti t’i shpëtonte policisë në zonën e Janinës, por u kap nga policia greke në Agia Anargiro, Arte. Identiteti i 32 vjeçarit nuk bëhet i ditur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, pasagjeri i motorit, nuk u arrestua pasi arriti që t’i ikte policisë me vrap.
Sigal