Tiranë, tregtonin cigare kontrabandë, arrestohen tre persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e kontrabandës. Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të operacionit “Të kamufluarit” nga ana e efektivëve të sektorit të Antikrimit Ekonomik janë arrestuar Agron dhe Miranda Tice si dhe Ismail Xhengo.

Policia pohon se Agron dhe Miranda Tice tregtonin cigare kontrabandë dhe kamuflonin veprimtarinë e tyre. Arrestimi i tyre është bërë në banesën e Ismail Xhengos te Ish-Fusha e Aviacionit. Banesa e Xhengos ishte improvizuar në depo ku u gjetën 9950 paketa cigare. Ndërkohë policia sekuestroi edhe një mjet tip ‘Benz’ me targë AA 061 BS.
Sigal