Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish-parku i autobusëve

398
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar te ish-parku i autobusëve në kryeqytet. Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, të cilat janë çuar në laborator për verifikim. Mendohet se ka pasur 3-4 të shtëna në ajër. Gjithashtu policia sqaron se kanë qenë banorët që kanë sinjalizuar për të shtënat.
Sipas të dhënave të policisë është qëlluar në drejtim të një lokali dhe personi që gjuajti ishte këmbësor. Personi ka qëlluar 3 herë në ajër dhe një herë në drejtim të lokalit. Burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet për atentat.
Deri më tani raportohet për një të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Sigal