Tiranë, iu gjet një sasi detergjentesh pa dokumentacionin, tre në pranga

402
Sigal

TIRANE- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi iu gjetën dhe sekuestrua një sasi detergjentesh pa dokumentacionin përkatës. Produktet “Meglio lo sgrassatore universale” iu gjetën në një automjet tip “Kia” me targë AA 177 AZ.
 
Policia ka arrestuar shtetasit Leonard Çiko, 37 vjeç, Bledar Kalaja, 37 vjeç, dhe Leonidha Dhëmbi, 44 vjeç, pasi në një ambient që kishin me qira u janë gjetur dhe sekuestruar bidonë plastikë me përmasa rreth 500 kg, 329 shishe plastike me detergjent të lëngshëm dhe etiketim “Meglio lo sgrassatore universale”, 160 shishe plastike bosh që shërbenin për mbushje me detergjentësh, 160 tapa plastike që shërbejnë për sprucim të detergjenteve, si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash “Meglio lo sgrassatore universale”.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal, pasi mbi ta rëndon akuza e “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, parashikuar nga nenet 288/a, 190 & 25 të Kodit Penal.