EMRI/ Kamioni me dro’gë niset nga Shqipëria për në Turqi, shoferi kapet në Stamboll

139
Sigal

Një kamion me drogë që ishte nisur nga Shqipëria për në Turqi është kapur sapo ka mbërritur në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se pas konstatimit në kufi se kishte drogë, kamioni u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.

Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion që çoi në arrestimin e shoferit.

Gjatë kontrollit të mjetit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij dhe u vu në pranga drejtuesi i mjetit, Fatmir Ferko.