Tiranë/ Djali dhunon dhe grabit nënën e tij

455
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar Indrit L., 22 vjeç, banues në Tiranë pasi në
mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij R. M, 60
vjeçe. Sipas policisë së kryeqytetit, 22-vjeçari, përveç dhunës psikologjike
ndaj nënës së tij, i ka vjedhur asaj në banesë sende të ndryshme shtëpiake dhe
bizhuteri me vlerë. Gjithashtu 22-vjeçari rezulton i dënuar dhe më parë për
vepra të ndryshme penale.