Tiranë, arrestohen 4 persona, shkëmbenin heroinën tek QTU

382
4 persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës teksa po tentonin të shkëmbenin drogë në Qendrën Tregtare Univers, në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhej fjalë për 1 kg heroinë, e cila do të shkëmbehej në garazhin e QTU-së, mes 4 të arrestuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, në momentin kur ata po bënin pazaret me njëri-tjetrin.
Sigal